Ekipet mjekësore tek Dheu i Bardhë në pritje të bashkëatdhetarëve

Aktuale

Ekipet mjekësore tek Dheu i Bardhë në pritje të bashkëatdhetarëve

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 23:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pavarësisht situatës me pandeminë, bashkëatdhetarët kanë nisur të vijnë në Kosovë.

Një fluks i madh veturash është parë tek pikat kufitare, posaçërisht tek ajo në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë.

Në pritje të bashkëatdhetarëve janë punonjësit shëndetësorë që po qëndrojnë në këto pika, për të kontrolluar gjendjen shëndetësore, me theks të veçantë temperaturën për ata që hyjnë në Kosovë.

Personeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare ka publikuar disa fotografi të cilët janë në pritje të mërgimtarëve në kufi të palodhur e të përkushtuar.

Nga sot ka hyrë në fuqi edhe vendimi për hapjen e kufijve ajror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat