Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 06:22
Ilustrim

 - Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerata 2020. (Kazerma "Adem Jashari“, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)    

 - Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim diskuton nismen legjislative e Komisionit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Komuna e Prizrenit bën promovimin e projektit “Autokamp”, të realizuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik. (Te pjesa e quajtuar Kamping, në afërsi të restaurant "Natyra" në Prizren, ora 18:00 - nisja e organizuar bëhet  nga Shtëpia e Bardhë, ora 17:40)

- Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mban adresimin publik pas aktakuzes se ngritur nga Prokuroria e Gjykatës Speciale. (Presidenca, ora 20:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat