Rama takon Kurtin në ora 17:00

Aktuale

Rama takon Kurtin në ora 17:00

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 12:32
Albin Kurti dhe Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës dy ditore në Kosovë do t’i takojë krerët e shtetit, dhe liderët e partive politike në Kosovës.

Në një agjendë të tijën të publikuar nga mediet, takimi me Kurtin nuk ka qenë i paralajmëruar.

Por burime brenda Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bërë të ditur se Rama dhe Kurti do të takohen sot në ora 17:00.
“Po Albin Kurti, do të takohet sot me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në ora 17:00 në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë shkurt ky burim.

Vizita e Ramës do të fillojë me takimin me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn. Përpos tij, ai më vonë do të takohet edhe me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe atë të PDK-së, Kadri Veselin.

Ndërkohë, në këtë agjendë janë përfshirë edhe takimet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryekuvendaren, Vjosa Osmani.

Takimi me Thaçin është paraparë për 18:50, pak para fjalimit të presidentit lidhur me aktakuzën nga Prokurori Special në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat