Djali i Adem Demaçit vjen më reagimin e tij për Gjykatën Speciale

Aktuale

Djali i Adem Demaçit vjen më reagimin e tij për Gjykatën Speciale

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 13:21
Adem Demaçi

Shqiptar Demaçi, djali i ikonës së rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, ka thënë se akuzat nga Prokurori i Gjykatës Speciale specialisht e vetëm e vetëm kundër ish luftëtarëve të UÇK-së, e këtyre ditëve edhe z. Thaçi e z. Veseli, janë orientime zhbëse e minuese të shtetit të ri të Kosovës.

Ai ka thënë se imponimi i Bashkësisë Ndërkombëtare që të pranohet kjo Gjykatë Speciale, ende pa u akuzuar e dënuar shteti serb për aktet gjenocidiale – viktimat e invaliditetet, dhunimet seksuale e dëmet shpirtërore e materiale Kosovë (1998/99), ishte që në nismë i padrejtë, agresiv e i njëanshëm.

“Nja dy fjalë për Gjykatën Speciale për Kosovën! Imponimi i Bashkësisë Ndërkombëtare që të pranohet kjo Gjykatë Speciale, ende pa u akuzuar e dënuar shteti Serb për aktet gjenocidiale- viktimat e invaliditetet, dhunimet seksuale e dëmet shpirtërore e materiale Kosovë (1998/99), ishte që në nismë i padrejtë, agresiv e i njëanshëm.

Akuzat nga Prokurori i Gjykatës Speciale specialisht e vetëm e vetëm kundër ish luftëtarëve të UÇK-së, e këtyre ditëve edhe z. Thaçi e z. Veseli, janë orientime zhbëse e minuese të shtetit të ri të Kosovës. Shpresojmë të funksionojnë Ligjet e pashkruara të natyrës, aty ku njerëzit gabojnë qëllimisht! Me nderime! Shqiptar A. Demaçi”, ka shkruar Demaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat