Deputeti Arifi nuk shkon në burg për vuajtje të dënimit

Aktuale

Deputeti Arifi nuk shkon në burg për vuajtje të dënimit

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 15:06
Etem Arifi

Deputeti Etem Arifi, i dënuar me vendim të formës së prerë për veprën penale mashtrim me subvencione, sot do të duhej të shkonte për vuajtje të dënimit.

Megjithatë Arifi e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të ankesës në Gjykatën e Apelit për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, ia ka konfirmuar KOHËS zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Gashi ka thënë se deputeti Arifi ka kërkuar nga Gjykata e shkallës së parë shtyrjen e ekzekutimit të dënimit më 23 qershor, por i ishte refuzuar si e pabazuar një ditë pas.

“I njëjti ka pasur të drejtën e tij të ankesës dhe tani lënda gjendet me ankesë në Gjykatën e Apelit”, ka thënë tutje Gashi.

Deputeti Etem Arifi është dashur që më 9 mars të shkonte për vuajtje të dënimit prej 1 viti e 3 muaj mirëpo kishte paraqitur kërkesë me të cilën ishte shtyrë ekzekutimi i dënimit për 2 muaj. Mosshkuarja për vuajtje të dënimit Arifit ia mundësoi që të votonte për mosbesimin e Qeverisë Kurti. Deputeti Etem Arifi dhe Bajram Gashi, drejtori i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, akuzohen për përvetësim të rreth 26 mijë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat