Ramadani: Deputetët që kanë simptome do të testohen me urgjencë

Aktuale

Ramadani: Deputetët që kanë simptome do të testohen me urgjencë

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 15:05
Naser Ramadani

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka folur edhe për testimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pasi shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.Ramadani ka thënë se të gjithë personat që kanë shenja do të testohen me urgjencë, ndërsa të tjerët do të testohen po ashtu në bazë të udhëzuesve të IKSHPK-së dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Sa i përket çështjes së testimeve, ato janë të garantuara për çdo qytetar që ka indikacione epidemiologjike, ku përfshihen edhe institucionet e larta shtetërore, në këtë rast edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës. Duke pasur parasysh se në një vend, në një vatër ku rezulton një person pozitiv, Instituti Kombëtar gjurmon të gjitha rastet e kontaktit dhe të gjithë ata me shenja në radhën e parë, në mënyrë urgjente testohen. Por, të gjithë ata të tjerët që kanë nevojë të testohen, do të testohen në bazë të udhëzuesve të IKSHPK-së dhe OBSH-së, të cilët janë në fuqi dhe të cilët paraqesin kushtin themelor të gjurmimit aktiv, epidemiologjik për parandalimin e sëmundjes, sipas nevojës dhe indikacioneve epidemiologjike, do të testohen”, tha Ramadani gjatë konferencës për medie. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat