Miftari: Hashim Thaçi nuk e lëshon postin e Presidentit, paralajmëron ndryshimin për 180 shkallë

Aktuale

Miftari: Hashim Thaçi nuk e lëshon postin e Presidentit, paralajmëron ndryshimin për 180 shkallë

Nga: N.Sh Më: 29 qershor 2020 Në ora: 17:01
Naim Miftari dhe Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk do ta lëshon postin e tij.

Ai thotë se edhe po të konfirmohet aktakuza nga Specialja ai nuk e lëshon me dëshirën e tij postin e presidentit.

Miftari thotë se Thaçi i ka dërguar shokët e tij në Hagë, ndërsa ishin përralla fjalët e tij se u kthefsh faqebardhë.

Postimi i plotë:

Mos pritni që Hashim Thaçi sot të jep dorëheqje nga posti i presidentit edhe nëse ia konfirmojnë aktakuzën nuk do të tërhiqet me dëshirë të veten.!

Ato përrallat kur i dergojke vet disa shokë të vet në burgun e Hagës shko e ktheu faqebardhë kanë qenë vetëm përralla të tij, ani tani kur bëhet fjalë për vetveten gjerat e fjalët e tij ndryshojnë për 180 shkallë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat