Flet edhe djali i Adem Demaçit për aktakuzën ndaj Thaçit

Aktuale

Flet edhe djali i Adem Demaçit për aktakuzën ndaj Thaçit

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 17:19
Shqiptar Demaçi

Djali i Adem Demaçit rrallë flet për zhvillimet politike në Kosovë. Por, ka folur tash pas aktakuzës së ardhur nga Specialja për presidentin.

Shqiptar Demaçi, djali i Adem Demaçit, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook për aktakuzën që Gjykata Speciale ia ka ngritur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, njofton Insajderi.

Sipas Demaçit “imponimi i Bashkësisë Ndërkombëtare që të pranohet kjo Gjykatë Speciale, ende pa u akuzuar e dënuar shteti Serb për aktet gjenocidiale- viktimat e invaliditetet, dhunimet seksuale e dëmet shpirtërore e materiale Kosovë (1998/99), ishte që në nismë i padrejtë, agresiv e i njëanshëm”.

Demaçi vazhdon statusin duke shtuar se “akuzat nga Prokurori i Gjykatës Speciale specialisht e vetëm e vetëm kundër ish luftëtarëve të UÇK-së, e këtyre ditëve edhe z. Thaçi e z. Veseli, janë orientime zhbëse e minuese të shtetit të ri të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat