Këshilltari i Pacollit: Rama në Kosovë, vjen pas thirrjes së liderit të AKR-së që të bashkojnë faktorin shqiptar

Aktuale

Këshilltari i Pacollit: Rama në Kosovë, vjen pas thirrjes së liderit të AKR-së që të bashkojnë faktorin shqiptar

Nga: A.SH Më: 29 qershor 2020 Në ora: 18:02
Edi Rama

Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në Kosovë dhe në axhendën e tij janë takimet me të gjithë krerët e politikës së vendit.

Kjo ardhje e kryeministrit Edi Rama në Kosovë, sipas këshilltarit të Behgjet Pacollit, Naim Murselit është e mirëseardhur dhe se kjo po vjen pas thirrjes së liderit të AKR-së z. Behgjet Pacolli, i cili ditë më parë kërkoi nga Rama e Meta të bashkojnë faktorin shqiptar.

“Ardhja e Kryeministrit Rama sot në Kosovë, në momentin më delikat për Kosovën, pas aktakuzës ndaj presidentit Thaçi, është e mirëseardhur. Kjo vizitë e Ramës në Kosovë, ku në axhendë janë takimet me të gjithë krerët e politikës së saj, vjen pas thirrjes së liderit të AKR-së z. Behgjet Pacolli, i cili ditë më parë kërkoi nga Rama e Meta të bashkojnë faktorin shqiptar. Do të ishte ndihmesë për Kosovën nëse edhe Presidenti Meta do të ishte aktiv në ketë drejtim”, ka shkruar Murseli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat