Rama publikon video nga takimi me Kurtin

Aktuale

Rama publikon video nga takimi me Kurtin

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 18:14
Albin Kurti dhe Edi Rama

Kryeministri shqiptar Edi Rama po qëndron për vizitën në Kosovë, meqë rast gjatë ditës së sotme ka zhvilluar disa takime me krerë institucional dhe politik.

Takimin e parë e nisi me kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj, për të vazhduar më pas me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Nga Kuvendi, ai u nis për në Qeveri ku u prit nga kryeministri, Avdullah Hoti. Derisa momentalisht po qëndron në selinë e VV-së, ku u prit jo nga Kurti, por nga nënkryetari, Glauk Konjufca.

Por, Rama ka publikuar një video në Facebook, ku tregon se brenda ishte duke u prit nga kryetari i VV-së.

Në këtë video shihet Kurti, derisa përballë tij Rama bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme, Gent Cakaj dhe ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat