Ngjela: Kosova nuk pëson asnjë kosto nga hetimi dhe gjykimi i Thaçit e Veselit

Aktuale

Ngjela: Kosova nuk pëson asnjë kosto nga hetimi dhe gjykimi i Thaçit e Veselit

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 18:22
Spartak Ngjela

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar avokati Spartak Ngjela. Në studio u fol për aktakuzën e ngritur nga Gjykata Speciale, ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veselit, të cilët akuzohen nga kjo gjykatë për krime lufte. Gjatë fjalës së tij në studio avokati tha se në këtë situatë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Sipas Ngjelës gjykata që ka marrë në shqyrtim këtë rast, është e drejtë dhe e paanshme në vendime.

Spartak Ngjela: Edhe unë mund të akuzojë kë të dua. Po unë diskreditohem para një gjykate të drejtë. Ju mendoni që ky do të shkojë përpara një gjykate fashiste apo komuniste. Ajo është një gjykatë e drejtë.

Denis Dyrnjaja: Ju mendoni që nuk e dëmton reputacionin e Kosovës kjo lloj akuze. Po flasim për presidentin e Kosovës, jo thjesht për Hashim Thaçin.

Spartak Ngjela: Akuza nuk është bërë sot. Gjykata Speciale nuk është emëruar sot, e ka emëruar vetë parlamenti i Kosovës. Do të flasim drejt. Gjykata Speciale e ngritur për Kosovën, ishte për të krijuar barazi midis dy ndërluftuesve. Ishin në luftë shqiptarët e Kosovës, me shtetin serb. Mbasi mbaron lufta gjithsecili shikon ekseset. Por cila është mbrojtja e Kosovës që këta nuk dinë ta bëjnë. Mbrojtja e luftëtarëve të Kosovës duhet të kuptohemi që ishte një luftë guerile, nuk ishte luftë ballë për ballë. Lufta e serbëve ishte luftë ekspansioni. Kjo ishte luftë guerile kundër ekspansionit. Pra kjo është mbrojtja që duhet t’i shkojë gjykatës. Dhe gjykata në optikën normale të së drejtës penale, do ta shikojë në funksion të kësaj prove. Kjo është përsa i përket luftës. Përsa i përket vrasjeve pas lufte, nëse i kanë të provuara është gjendje e rëndë. Nuk e dëmton Kosovën, e shpëton. Pse i duhet një president që ka bërë vrasje mbasi ka mbaruar lufta dhe ka bërë vrasje ndaj shqiptarëve. Ajo i ngre dinjitetin Kosovës.

Denis Dyrnjaja: Po nëse gjykata e rrëzon këtë akuzë të prokurorisë a është një dëm për Kosovën, në çfarëdolloj rasti. Në qoftë se gjykata nuk e pranon, e rrëzon këtë akuzë vlera dyfishohet e luftës çlirimtare e Kosovës. Ka pasur shumë dyshime ndaj presidentëve të Kosovës, si kam ngritur unë . I ka ngritur elita patriotike e Kosovës. Pra kanë pasur dyshime për takimin. Në momentet e një analize duhet të jemi të saktë dhe duhet të përkrahësh të gjitha palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat