Profesori shqiptar në Paris: Thaçi me Ramën e Batonin do të nisin sonte tentativën për faktorizim - Bota Sot
Profesori shqiptar në Paris: Thaçi me Ramën e Batonin do të nisin sonte tentativën për faktorizim

Aktuale

Profesori shqiptar në Paris: Thaçi me Ramën e Batonin do të nisin sonte tentativën për faktorizim

Nga: N.Sh Më: 29 qershor 2020 Në ora: 20:03
Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu

Profesori shqiptar në Paris, Nezir Kraki thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dorëheqjen nuk e njeh si koncept e lëre me si veprim.

Kraki në një postim në Facebook shkruan se, Thaçi sonte me Baton Haxhiun dhe me Edi Ramën do të gatuajnë një mesazh për opinionin.

Kraki paralajmëron se që nga sonte Thaçi me argatët e tij do të nisin një tentativë për faktorizim, e që mund të jetë edhe në kurriz të Kosovës.

Postimi i plotë:

Thaqi nuk e njeh doreheqjen as si koncept e lere më si veprim.

Ai sonte, me Batonin dhe Ed Ramen e kanë gatu me siguri një mesazh permes të cilit do i thuhet opinionit sa i rendesishem eshte stabiliteti institucional ne kete moment. Poashtu do permendet « lufta e Rusise » kunder planeve paqesore të treshës sonë (ri)jugosllavizuese.

Dhe ne fund do jepet si mesazh kercenues ndaj BE-së deshira per bashkim kombetar sepse kjo ide i frikeson evropienet.

Me fjalë tjera, gjasat janë që nga sonte Thaqi e argatët e tij te nisin tentativen e re për faktorizim, me çdo çmim dhe në kurriz të Kosovës. E faktorizimi i Thaqit do te thotë defaktorizim i Kosoves si shtet.

Qofsha gabim nga germa e parë deri te kjo e fundit!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat