“Nuk dimë asgjë, jemi të zënë”, nga Klinika Infektive nuk japin detaje për vdekjen e pacientit

Aktuale

“Nuk dimë asgjë, jemi të zënë”, nga Klinika Infektive nuk japin detaje për vdekjen e pacientit

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 23:39
Ilustrim

Pak minuta më parë është bërë e ditur se ka vdekur një pacient nga Komuna e Malishevës, për të cilin raportohet se ishte i infektuar me koronavirus.

Madje pacienti nuk ishte i evidentuar në listën e të prekurve, kurse familjarët ishin njoftuar që viktima ishte i prekur me koronavirus pas vdekjes së tij.

Vdekjen e pacientit e ka konfirmuar Komuna e Malishevës përmes një statusi në Facebook.

Ndërsa, Sinjali ka provuar të kontaktoj me drejtoreshën e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj- Berisha, por e njejta nuk është përgjigjur.

Pas drejtoreshës, media ka kontaktuar me infektologun, Valbon Krasniqi, mirëpo ky i fundit nuk ishte në ndërrim dhe nuk ishte në dijeni për vdekjen e pacientit, mirëpo i njejti ka udhëzuar të kontaktohet Klinika Infektive.

Tutje, media ka kontaktuar Klinikën Infektive, mirëpo nuk mori përgjigje, teksa nga kjo klinikë thanë se nuk dinë asgjë sepse sipas tyre kishin shumë punë dhe ishin të zënë për ta konfirmuar një lajm të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat