Analisti: Thaçi është dashur ta ndjekë shembullin e Haradinajt, të dorëhiqet

Aktuale

Analisti: Thaçi është dashur ta ndjekë shembullin e Haradinajt, të dorëhiqet

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 23:58
Hashim Thaçi

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, e ka quajtur adresim politikanesk atë të sotmin të Presidentit Hashim Thaçi.

“Mu duk jo aq burrëror sa ai i Haradinajt kur shkoi për në Hagë dhe dha dorëheqje”, ka thënë Spahiu.

“Besoj që kjo nuk është as në të mirën e tij as të Kosovës. Në momentin që ka dëgjuar për aktakuzën është dashur të japë dorëheqje dhe të fillojë sfidën e re jetësore. Jo gjithmonë rruga jetësore është e shtruar me tepi, është e shtuar edhe me gjemba. Është pak e gjasshme që aktakuza të mos konfirmohet. Duhet t’i përgjigjet sfidës sikurse Haradinaj”.

Spahiu në Edicionin Special ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli mund të jenë sakrifikuar në këtë rast.

“Amerikanët. Pazari mes Kosovës dhe Serbisë për njohje apo negociatat Kosovë-Serbi esencialisht bëhen mes Amerikës dhe Serbisë ku Kosova ka rol formal që do të duhet në fund ta nënshkruajë marrëveshjen. Çmimi për njohjen e Kosovës bëhet mes amerikanëve dhe Serbisë”.

“Amerikanët kanë sakrifikuar Boltonin pse mos t’i sakrifikojnë Thaçin, Veselin apo dikë tjetër.  Për interes kombëtar amerikanët i kanë sakrifikuar edhe presidentët e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat