Miftari “pikëllohet” pas fjalimit të Hashim Thaçi

Aktuale

Miftari “pikëllohet” pas fjalimit të Hashim Thaçi

Nga: N.Sh. Më: 30 qershor 2020 Në ora: 12:06
Naim Miftari dhe Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari ka reaguar pas fjalimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili mbrëmë iu drejtua popullit pas aktakuzave nga Gjykata Speciale.

Miftari në reagimin e tij ndihet i “pikëlluar” pas këtij fjalimi me shumë emocione të Presidentit.

Miftari thotë se Thaçi e përmendi edhe djalin e tij Endritin i cili tashmë nuk do të mundet të shëtitet poshtë e lartë.

Postimi i plotë:

Mos na pikllo kshtu president

Edhe njëher fol qështu emocionalisht dhimbshëm kryetari i jonë demokratik' Hashim Thaçi jo ai po unë do të shkoj vullnetarisht në Hagë me majt para burgimin në vend të tij, ani kur e përmendi si i ka mbet rruga në gjysmë pa shkuar në shtepi të Bardh në Uashington me u përqafu mu qmallë me pasion me Rikin dhe me kumaren Vuçiçin ma theu zemrën.?

Më preki shum emocionalisht kur e përmendi Endritin që s’ka mundësi më me shetit botën poshtë e lartë, as s’ka më patike Gucci, as syza super të shtrejta Bentley Sunglasses ,s’ka më me i krasit me pre koka të njerzëve me kosë, kur mu kujtu vajza e Lutes dhe kohën sa ishum ne në istikame në luftë në Kosovē presidenti i jonë në atë kohë ishte krejt në një luftë tjeter nga hotelet evropiane e kishte nisur Endritin për kët botë, më besoni se nuk mujta më me duru por kajta jo si Ramushi dy her por kajta për Hashimin me zemër të thyer ja ketër, pesë herë kjo po më tregon se kam nis mu plak se po prekna leht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat