MSH: Ende nuk ka asnjë vendim për hapjen e pishinave dhe lejimin e dasmave

Aktuale

MSH: Ende nuk ka asnjë vendim për hapjen e pishinave dhe lejimin e dasmave

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 12:50
Ministria e Shëndestsisë

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se end nuk ka marrë ndonjë vendim në lidhje me lirimin e masave, siç janë lejimi i dasmave, hapjen e pishinave dhe veprimtarive tjera ekonomike.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, MSh’ja ka bërë me dije se çfarëdo vendimi lidhur me këto masa, do të kumtohet nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ndërlidhur me masat për lirimin e veprimtarive ekonomike të parapara për 1 korrik 2020, Ministria e Shëndetësisë informon institucionet dhe publikun e gjerë se informatat zyrtare për masat kundër Covid-19 në nivel vendi lëshohen vetëm nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, thuhet në njoftim.

Ministria ka lutur qytetarët që informcionet t’i marrin nga burimi zyrtar.

Ndryshe, në një konferencë për media në Prishtinë, pas takimit të Komitetit për menaxhimin e situatës me koronavirus, Hoti tha se Klinika Infektive është e stërmbushur me pacientë me koronavirus dhe se atje nuk ka më vende për njerëz.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 122 raste të reja me koronavirus. Kryeministri Avdullah Hoti më herët ka deklaruar se vazhdimi i trendit të rasteve të reja do të mund të ndikojë në kthimin e masave të izolimit.

“Janë duke u krijuar vende shtesë nëpër spitale rajonale”, tha ai.

Hoti bëri thirrje që të zbatohet plotësisht vendosja e maskave, distanca fizike dhe larja e duarve.

Ndërsa ka thënë se mos përfillja e masave mbrojtës siç është mbajtja e maskës, përbën vepër penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat