Edi Rama përmbyll takimet në Kosovë me drekën me Behgjet Pacollin

Aktuale

Edi Rama përmbyll takimet në Kosovë me drekën me Behgjet Pacollin

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 13:27
Foto nga takimi

Kryeministri shqiptar Edi Rama po i përmbyll takimet e tij me liderët shtetërorë dhe partiakë në Kosovë me kryetarin e AKR-së Behgjet Pacolli.

Pas këtij takimi, Pacolli do ta qerasë Ramën me një drekë në hotelin e tij luksoz në Prishtinë – ku edhe është akomoduar kryeministri shqiptar.

Para largimit nga Prishtina për në Tiranë, shefi i qeverisë shqiptare do të mbajë një konferencë për media nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”.

Përpos takimit me Pacollin, agjenda e Edi Ramës për ditën e sotme ka përfshirë takimin me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa në shtëpinë e tij në Prapashticë dhe të parin e Prishtinës Shpend Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat