Haradinaj: Integrimi i Kosovës në NATO është prioritet i lartë strategjik

Aktuale

Haradinaj: Integrimi i Kosovës në NATO është prioritet i lartë strategjik

Nga: E.R Më: 30 qershor 2020 Në ora: 14:31
Meliza Haradinaj Stublla

Ministrja e Puneve të Jashtme Meliza Haradinaj – Stublla ka mbajtur takim pune me Ministrin e Mbrojtjes Anton Quni, ku kanë diskutuar për vizitën e fundit në Bruksel si dhe për bashkëpunimin mes dy ministrive.

‘’U dakorduam për bashkëpunim të ngushtë në planifikimin e hapave të radhës, për themelimin e Grupit Ndërministror për avancim të integrimit në NATO dhe nënshkrimin e Memorandumit të ri të Bashkëpunimit për shkallën e shërbimit’’, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook, transmeton ‘’Bota sot’’.

Postimi i saj i plotë në Facebook

Avancimi i rrugës së integrimit të Kosovës në NATO është prioritet i lartë strategjik i yni.

Sot isha në takim pune tek Ministri i Mbrojtjes, z.Anton Quni për të diskutuar për vizitën e fundit në Bruksel, në selinë e NATO-s, si dhe për dinamizimin e bashkëpunimit funksional dhe strategjik në mes të dy ministrive.

Ushtria e Kosovës - e rreshtuar përkrah botës së prirë nga ShBA-të dhe vendet aleate, është sinjal që Kosova po ndërton forcë moderne mbrojtëse, me qëllim ndërveprues me NATO-n.

U dakorduam për bashkëpunim të ngushtë në planifikimin e hapave të radhës, për themelimin e Grupit Ndërministror për avancim të integrimit në NATO dhe nënshkrimin e Memorandumit të ri të Bashkëpunimit për shkallën e shërbimit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat