25 lagje të Prishtinës të prekura me Coronavirus, prinë “Kodra e Trimave” dhe “Ulpiana” - Bota Sot
25 lagje të Prishtinës të prekura me Coronavirus, prinë “Kodra e Trimave” dhe “Ulpiana”

Aktuale

25 lagje të Prishtinës të prekura me Coronavirus, prinë “Kodra e Trimave” dhe “Ulpiana”

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 14:57
Bujar Gashi

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina vazhdon të prijë për nga numri i madh i të infektuarve me Covid-19. Që nga përhapja e pandemisë e deri më tani janë identifikuar 629 prishtinas të prekur me këtë virus.

Aktualisht janë 478 raste aktive, 148 të shëruar si dhe 3 persona kanë përfunduar me fatalitet.

Kështu ka bërë të ditur për  drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi.

Ai ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në Institutin e Shëndetit Publik janë dërguar edhe 30 mostra për testim me Coronavirus.

“Që nga fillimi i përhapjes së pandemisë janë 629 total, 478 janë aktive, 148 të shëruar dhe 3 me fatalitet. Sot janë marrë 30 mostra dhe presin testimin”, ka pohuar Gashi.

Numri një i Shëndetësisë në Prishtinës, ka thënë se shumica e lagjeve të kryeqytetit janë të prekura me Coivid-19.

Derisa për nga numri më i madh i personave të infektuar, prijnë lagjet “Kodra e Trimave” dhe “Ulpiana”.

“Rreth 25 lagje të Prishtinës janë të infektuara me Coronavirus. Prijnë për nga numri i madh i të infektuarve lagjet “Kodra e Trimave” dhe “Ulpiana”, ka deklaruar Gashi për Front Online.
Nisur nga numri i madh i rasteve aktive në Kosovës, gjatë ditës së djeshme shefi i ekzekutivit, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar edhe futjen në karantinë për qytetet të cilat prijnë për rastet e shumta me këtë virus.

Për këtë Gashi ka thënë se deri më tani nga kjo Komunë nuk është propozuar një gjë e tillë.

Përveç, siç thotë ai kërkesa e vetme që zyrtarët komunal kanë bërë, është zbatimi i masave të cilat janë aktualisht në fuqi për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të Coronavirusit.

“Nuk e di se si do të jenë veprimet e nivelit qendror. Ne nuk do të propozojmë që Prishtina të futet në karantinë. Nuk kemi kërkuar e as nuk do të kërkojmë. Ne krejt çfarë kërkojmë është zbatimi i masave të cilat janë në fuqi: Mbajtja e maskës, distanca dhe higjiena e duhur”, tha Gashi.

Në anën tjetër, Gashi ka njoftuar se Prishtina nuk po ka kapacitet të mjaftueshëm për nga numri shëndetësorë. Pasi sipas tij, aktualisht 9 mjekë janë të infektuar me Covid-19 si dhe rreth 50 të tjerë janë në vetizolim.

“Realisht po kemi probleme sa i përket numrit të personelit shëndetësor. 9 prej personelit shëndetësorë janë të infektuar me Coronavirus dhe diku 50 të personelit shëndetësorë janë në vetizolim për shkak se kanë qenë raste të kontaktit”, deklaroi më tutje Gashi.

Ai shtoi se nëse deri javën e ardhshme nuk do të shfaqen raste të reja me virusin, atëherë sipas tij, pritet që një pjesë e personelit shëndetësorë të kthehet në vendin e punës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat