Maloku: Edi Rama, si 'vëlla i Vuçiqit' i mban leksione demagogjike 'vëllait' të vogël!

Aktuale

Maloku: Edi Rama, si 'vëlla i Vuçiqit' i mban leksione demagogjike 'vëllait' të vogël!

Nga: G.B Më: 30 qershor 2020 Në ora: 16:26
Edi Rama

Profesori Fadil Maloku, ka komentuar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Kosovë, derisa ka thënë se si “vëlla i Vuçiqit" i mban leksione demagogjike "vëllait" të vogël, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në etnopsikologjinë shqiptare, zakonisht mysafiri kur konsistohet si përçarës, duke thënë se ai na del i pasinqertë dhe qesharak.

Maloku ka thënë se ai përmendi sërish “Minishengenin Ballkanik” ku përfituese është Serbia.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Edi Rama, si "vëlla i Vuçiqit" i mban leksione demagogjike "vëllait" tē vogël!

1. Në etnopsikologjinë shqiptare, zakonisht mysafiri kur konsistohet si përçarës, si fjalëbartēs e ngucakeq i tepruar, siç na u imponua gjatë sundimit (jo qeverisjes demokratike) tē tij shoku Edi Rama, me vizitën e tij qëllimëkeqe dhe imponuese me ide dhe konceptet serbomadhe, bile edhe me identifikimin e tij vullnetar, si "vëlla i Vuqiçit"; na del jo vetëm i pasinqert, por edhe shumë qesharak!

2. I njejti serish, para ca minutash ripërsëriti në konferencë për mediet dokrrat e "minishengenit Ballkanik", ku qartazi dihet se përfituesi kryesor është Serbia! Ripērsëriti, tërthorazi edhe "kumbarinē" e tij lidhur me idenë e "korigjimit të kufirit" me Serbinē! Si i tillē, ky njeri me arrogancën e tij somnabule, shihet ashiqare që po na shet "dushk për gogla"! Autoritetin e tij të rrënuar skajshmērisht pērmes ideve dhe koncepteve antishqiptare, ai sot sërish para medieve, u mundua t'i "riafirmoj" e rikonsolidoj përmes floskulave të "atdhetarizmit, nacionalizmit"të vonuar!

3. Duke harruar kështu se shqiptarët e Kosovës, këtē tipologji e çift somnabul, e njohin shumē para se ai të merrej me artin e politikēs. Andaj, kjo "paradë" demagogjike mediatike, asesi s'mundet më as ta fascinoj, e as ta animoj edhe njē shqiptar të vetëm, kudo që ai gjendet! Koha e ti ka përënduar. Dhe llogarinē për gjitha të (pa)bëmat do di t'i vlerēsoj vetëm historia e sociologjisë politike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat