Zëvendëskryeministri i shokuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave

Aktuale

Zëvendëskryeministri i shokuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave

Nga: A.M. Më: 30 qershor 2020 Në ora: 17:54
Besnik Tahiri

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave në sektorin publik.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit të Pagave është shokues.

Po ashtu, ai ka shkruar se posa ta pranojnë vendimin, do të evitojnë lëshimet që kanë sjellë deri te anulimi i këtij ligji dhe me ngulm do të insistojnë që i njëjti me plotësimet e kërkuara të votohet dhe të hyjë në zbatim me urgjencë!

Postimi i plotë:

Shokues vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit të Pagave, pa lënë hapësirë për korrigjimin e tij në ato pak pjesë kontestuese. Ky është mohim të drejtës në përfitim nga puna për mbi 62000 shërbyes civilë.                                                           

Policët, punëtorët shëndetësorë, punëtorët e arsimit, e shumë kategori të tjera meritojnë paga, ashtu siç janë paraparë nga Qeveria Haradinaj.

Posa ta pranojmë vendimin, ne do të evitojmë lëshimet që kanë sjellë deri te anulimi i këtij ligji dhe me ngulm insistojmë që i njëjti me plotësimet e kërkuara të votohet dhe të hyjë në zbatim me urgjencë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat