Deklarata tronditëse e ish-zyrtarit të PDK-së, i cili kishte dhënë dorëheqje: S’dua të jem bashkëfajtorë me ‘hajna’ e ‘gabelë’ që uzurpojnë në emër të UÇK-së - Bota Sot
Deklarata tronditëse e ish-zyrtarit të PDK-së, i cili kishte dhënë dorëheqje: S’dua të jem bashkëfajtorë me ‘hajna’ e ‘gabelë’ që uzurpojnë në emër të UÇK-së

Aktuale

Deklarata tronditëse e ish-zyrtarit të PDK-së, i cili kishte dhënë dorëheqje: S’dua të jem bashkëfajtorë me ‘hajna’ e ‘gabelë’ që uzurpojnë në emër të UÇK-së

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 18:37
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Më 21 maj të vitit 2000 ishte mbajtur kongresi i parë i PDK-së (e cila në atë kohë quhej PPDK- Partia e Progresit Demokratik në Kosovë), dhe në këtë kongres, Martin Berishaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e sekretarit për marrëdhënie të jashtme dhe nga partia e PDK-së.

Në fjalimin e tij, para anëtarëve të PDK-së, Berishaj kishte paraqitur arsyet e tij që atë e quan në dorëheqje.

“Më lejoni që ti sqarojë shkaqet për dorëheqjen time njëheri nga posti i Sekretarit për marrëdhënie të jashtme dhe dorëheqjen time nga partia, ku nisur nga krejt kjo çka u tha, kam vendosur që mos të vuaj për listën që do të përpilohet, për Këshill drejtues e as për kryesi të kësaj partie. JO NUK DO TË APSTENOJ, se me abstenua dmth. Se nuk pajtohem me përzgjedhjen por unë do të ja marrë të drejtën vehtës të votoj në përgjithësi për këto çështje: Vullnetarishtia marr të drejtën vehtës me votua sepse unë nuk e ndijej vehtën me anëtar të kësaj partie, nuk dëshiroj që të jam bashkëfajtorë me HAJNA DHE GABEL (keqabërës) që në emër të UÇK bëjnë uzurpimet e pronave private apo shtetërore, pa i dhënë kujt përgjegjësi për zhdukjen e pronës së shtetit të Kosovës. Nuk dëshiroj të jam pjesë e nji strukture politike që është duke bërë frenimin e procesit të pavarësisë, e ju jeni duke bërë, POR TASH E TUTJE PA MUA”, kishte deklaruar Berishaj në fjalimin e tij, më 21 maj të vitit 2000, në mbajtur kongresi i parë i PDK-së, të cilin e ka siguruar gazeta “Bota sot”.

Image
Martin Berishaj

Ai aso kohe, akuzonte anëtarët e PDK-së, të cilët në emër të UÇK-së po uzurponin prona dhe iu kishte bërë thirrje anëtarëve të kësaj partie të distancoheshin nga ata, të cilët ai i quan hajna dhe gabelë.

“Në të gjitha mbledhjet kryesisë kam kërkuar që të distancohemi nga uzurpatorët e pronave qoftë private qoftë shtetërore të Kosovës, e të cilat bëhen në emër të UÇK nga kreu i kësaj partie apo nga njerëz të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm. Kërkesa ime ka qenë shumë parimore: nëse dëshirojmë të bëjmë parti moderne politike e nesër shtet modern, atëherë duhet ti tregojmë protektorëve tonë si civilë po ashtu ushtarak, se prona është e patjetërsueshme dhe e paprekshme. Në mënyrë që të shkarkojmë fajin nga shpina jonë dhe ti tregojmë popullit se HAJNAT DHE GABELËT nuk janë pjesë e kësaj partie por janë pjesë e margjinës kosovare ndaj të cilëve duhet që të distancohemi së pari na, e pastaj  edhe i krejt populli, dhe të hapim rrugë për pavarësinë gjyqësorë dhe sa më parë ata të dalin para gjyqit si të akuzuar, në mënyrë që të ruajmë dinjitetin e atyre që derdhën gjakun për Kosovë në njërën anë dhe në anën tjetër të partisë e cila është dal po nga ajo luftë. Në mënyrë që mos të denigrohet rezistenca e armatosur e UÇK”, kishte deklaruar Berishaj, shkruan “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat