Kryesuesja e Kuvendit të Ferizajt e infektuar me COVID-19

Aktuale

Kryesuesja e Kuvendit të Ferizajt e infektuar me COVID-19

Nga: N. H Më: 30 qershor 2020 Në ora: 20:26
Kristina Gashi- Bytyçi

Kristina Gashi- Bytyçi, kryesuese e Kuvendit të Ferizajt, ka njoftuar përmes një shkrimi në Facebook se pasi ka bërë testin për Covid-19, ka rezultuar pozitiv.

Gashi- Bytyçi mes tjerash ka treguar se gjendja e saj dhe familjes është stabile.

Kurse, ka bërë thirrje që qytetarët t’i respektojnë udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ja shkrimi i saj:

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftoj se dje, më datën 29.06.2020 kam bërë testin për virusin Covid 19, me ç'rast kam rezultuar pozitiv.

Gjendja ime dhe familjes sime është stabile?
Falenderoj të gjithë familjarët, miqtë dhe të gjithë ata të cilët më kanë kontaktuar dhe shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen shëndetësore të familjes sime.
Paqi shëndet e të mira të gjithë?

Megjithatë ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve t'a mbajnë distancën mes njëri-tjetrit dhe t'i respektojnë masat dhe udhëzimet e IKSHPK-së.

Me respekt
Kristina Gashi Bytyçi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat