Ajdini: Me anulimin e Ligjit për Paga, Gjykata ua humbi shpresën punëtorëve

Aktuale

Ajdini: Me anulimin e Ligjit për Paga, Gjykata ua humbi shpresën punëtorëve

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 00:09
Avni Ajdini

Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, ka thënë se Gjykata nuk do duhej të hidhte poshtë Ligjin për Paga por të amandamentohej në Kuvend.

Ajdini në Edicionin Special në Klan Kosova deklaroi se apelojnë për kujdes ndaj shtresës së ulët pasi të gjithë punëtorët ishin të kënaqur me këtë ligj.

“Këto pika është dashtë të amandamentohen në Kuvend e jo të hidhet i gjithë ligji poshtë – për këtë arsye nuk e pranojmë dhe apelojmë që duhet të kenë kujdes me shtresën e ulët”

“Të gjithë punëtorët preken nga ky ligj, kemi qenë të kënaqur të gjithë, nuk mundemi me i futë të gjithë punëtorët si të baraprt por janë në bazë të kualifikimeve të veta”

Ajdini mes tjerash thotë se Gjykata ua ka shuar shpresat punëtorëve.

“Çdo federatë ka biseduar me ministritë përkatëse veç e veç, tani Gjykata duhet të jap përgjegjësi pasi po e nxit problemin social për t’u ngritur në këmbë”.

“Ligji nuk mundet në tërësi me qenë i pabazë, nuk kanë mundur hartuesit me gabu me ligjin”.

“Punëtorët kanë pasur shpresë në këtë ligjë – gjykata ua ka humb shpresën këtyre punëtorëve”, deklaroi Ajdini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat