Ish-agjenti i SHIK-ut tregon se çfarë kishte menduar Thaçi kur e votoi Gjykatën Speciale

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut tregon se çfarë kishte menduar Thaçi kur e votoi Gjykatën Speciale

Nga: N.Sh. Më: 1 korrik 2020 Në ora: 09:10
Hashim Thaçi, Kadri Veseli

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka shkruar për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Miftari, në një postim në Facebook, tregon se çfarë kishte menduar Hashim Thaçi kur e ka votuar Gjykatën Speciale.

“Hashimi kur e ka votur Gjykatën Speciale ka mendu se prokurorë të kësaj gjykate ndërkombëtare do të jenë kukullat e tij si Reshat Millaku, Sylë Hoxha, Beqir Kalludra ose Vlladimir Lebani....”, shkruan Miftari, përcjell gazeta “Bota sot”.

Ndryshe, pas shumë thirrjeve që ka bë Gjykata Speciale për intervistim në Hagë, dhe pas shumë dëshmive sipas tyre, ata kanë publikuar një raport ku pritet që t’i ngritet aktakuza për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë, për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ish-kreun e SHIK-ut, Kadri Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat