Çun Lajçi: I thashë Hashimit s’qenke burrë, nuk veproi sikur Ramushi

Aktuale

Çun Lajçi: I thashë Hashimit s’qenke burrë, nuk veproi sikur Ramushi

Nga: A.Zh Më: 1 korrik 2020 Në ora: 09:32
Hashim Thaçi dhe Çun Lajçi

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka kërkuar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi të dorëhiqet nga ky post, pas ngritjes së aktakuzës për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Lajçi ka thënë se Thaçi do të duhej të vepronte sikurse ish-kryeministri Ramush Haradinaj, që kishte dhënë dorëheqje pas ftesës për intervistë nga Specialja, përcjell Bota sot.

Sipas tij, “presidenca nuk duhet të çohet nëpër Gjykata”. “Unë s'po e shaj as njënin as tjetrin, por u thashë mes rreshtave, shkoni e dëshmojeni pafajësinë, si gjithë të tjerët!”, ka shkrua aktori në një postim në Facebook.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Atdheun e dua ma shumë se individin!

Të gjitha fajet e tyne i mësuem prej shokëve të tyne.

Prej foltores se Parlamentit!

- Jo sivjet, jo vjet, por që 20 vjet.

Njerëzit e tyne, që moren rrogë për t'qenë të tyne, ata deputetët me imunitet, e rriten dyshimin me broçkulla n'foltore, rreth hajnisë, korrupcionit, linçimeve politike, luftes se tyne, dhe e rritën urrejtjen tek populli, pa ua pasë borxh! Tek ne që i shohim n'ekrane, e rritën dyshimin, për bijtë tanë luftetarë, t'luftës se shejt të UÇK-së !

- A ka ma trishtim, se me dyshua n'djalin tand? E ket e arrijten bashkpuntrorët e tyne, parlamentarë tue folë n'televizione njimijë e nji t'zezë!

- Por, kur u themi ne, se atdheu kështu nuk ndertohet, dhe bani mirë t'ikni, dhe i ripërserisim fjalët e tyne, ato që janë ne internete, atëherë te lëshohen si grejzat tue t'sha me lloje fjalesh banale, e tue t'kërcnua, këta qe pak kanë hangër nga sahanat e tyne!

-Këta e kanë mësua vetëm nji fjalë: Ti bir serbi, ti qenke kundër UÇK-së! Ti qenke gëzua për akuzat. Pirdhu!

E unë e thashë ate që e pashë dy herë, ne rastin e njejt:

-Ramushi dha dorëheqje, se nuk deshti ta njollos Kryeministrinë!

Pra prita të njejtën nga Hashimi, e kur se dorëzoi postin, thashë, s'qenke burrë, sepse s'çohet Presidenca gjykatave!

Tani, ju që e fëlliqni gojën me fjalë banale, pse m'thoni ti po e shanë UÇK-në?

Unë s'po e shaj as njenin as tjetrin, por u thashë mes rreshtave, shkoni e dëshmojeni pafajsinë, si gjithë të tjerët!

Çka ka t'keqe këtu? Dhe pse u dashka me folë unë, siç doni ju?

Sot e shiqova nji video t'Jakup Krasniqit, shokut të tyne të luftës, dhe e mësova edhe nji gja, që s'e kisha ditë ditë deri me sot. Por s'po e them, se prap do t'me shani e kërcnoni.

O kurrë ma shumë se unë deshtë s'e keni çlirimtarin!

Por atdheun e dua ma shumë se individin dhe pikë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat