Gjermania kryesuese e BE-së, Haradinaj: Lajm i mirë për qytetarët e Kosovës

Aktuale

Gjermania kryesuese e BE-së, Haradinaj: Lajm i mirë për qytetarët e Kosovës

Nga: A.SH Më: 1 korrik 2020 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Gjermania ka marrë kryesimin e Presidencës së BE-së.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ky është një lajm i mirë për Kosovën duke kujtuar se ajo i kupton nevojat e Kosovës që janë ndrydhur për një kohë të gjatë, si pasojë e politikave të ngadalta të Bashkimit Evropian.

Postimi në Facebook:

Që sot, Gjermania kryeson Presidencën e Këshillit të BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm. Shteti gjerman me konsistencë ka mbështetur Kosovën drejt pavarësisë dhe shtetndërtimit, prandaj kryesimi i BE-së nga një aleat si Gjermania, përbën lajm të mirë për qytetarët e Kosovës. Kancelarja Merkel si askush tjetër në BE i kupton nevojat e Kosovës që janë ndrydhur për një kohë të gjatë, si pasojë e politikave të ngadalta të Bashkimit Evropian. Nuk kam dyshim që përgjatë mandatit gjashtëmujor të Gjermanisë në krye të BE-së, një energji e re do ta përfundojë procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe do t'i çojë përpara proceset integruese të Kosovës në organizatat dhe institucionet e Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat