Qeveria Hoti deklarohet për aktakuzën ndaj Presidentit

Aktuale

Qeveria Hoti deklarohet për aktakuzën ndaj Presidentit

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 11:30
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e qeverisë ka folur për aktakuzën e Speciales për presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe kreun e PDK’së, Kadri Veselin.

Para ministrave, kryeministri Hoti ka thënë se Kosova do të jetë e përgjegjshme karshi obligimeve që ka si shtet.

“Ne mbesim me qëndrimin që lufta çlirimtare e popullit të Kosovës është e pastër dhe nuk mund të gjykohet”, tha ai.

Ai ka thënë se e vlerësojnë parimin e prezumimit të pafajësisë përderisa nuk ka ndonjë vendim përfundimtar të Gjykatës.

“Ne e vlerësojmë parimin elementar të drejtësisë për  prezumimit të pafajësisë për secilin për derisa nuk kemi një vendim përfundimtar të Gjykatës, Kosova siç ka vepruar edhe në të kaluarën edhe tash do të jetë e përgjegjshme karshi obligimeve kushtetuese ndërkombëtare që ka si shtet”, tha Hoti.

Hoti: Dialogu nuk ka alternativë, unë do ta kryesoj

Qeveria e Kosovës po mban mbledhjen e radhës, ku kryeministri Avdullah Hoti me të nisur mbledhjen foli për propozim-aktakuzën e Zyrës së Prokurorisë Speciale, e gjithashtu për vendimin e Kushtetueses për Ligjin për Paga.

Për dialogun ka thënë se nuk ka alternativë tjetër dhe se Kosova është e gatshme ta rinisë. Gjithashtu, ka thënë se ai do të udhëhiqet nga kryeministri.

Hoti për njoftimin e Zyrës së Prokurorisë së Specializuar, tha se “Institucionet e Kosovës kanë treguar dhe po tregojnë maturi në trajtimin e kësaj çështje”.

“Ne mbesim me qëndrimin që lufta çlirimtare e popullit të Kosovës është e pastër dhe nuk mund të gjykohet. Pavarësisht zhvillimeve që ndodhin dialogu nuk ka alternativë. Kosova është e përgatitur për këtë proces. Është bërë një punë e madhe në qeveritë e kaluara që gati është duke u sistemuar”, tha Hoti.

Hoti gjithashtu ka shtuar se “Tani jemi duke punuar që të kompozojmë një delegacion shtetëror për këtë proces sigurisht të kryesuar nga kryeministri”.

Qeveria e Kosovës, gjithashtu mori vendim që të themelojë këshillin e ekspertëve për dialog me Serbinë.

“Ky këshill do të veprojë në kuadër të Zyrës së Kryeministri. Përmes këtij vendimi do të caktohet edhe koordinatori shtetëror për dialog i cili do të bëjë koordinimin e këshillit”, tha Hoti.

Sa i përket vendimit për shpalljen të pavlefshme të Ligjit për Paga, Hoti tha se “Ne shprehim zotimin për fillimin e shpejtë të procedurave të adresimit të vërejtjeve të GJK dhe ta procedojmë në Kuvend”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat