Kryesimin i BE-së nga Gjermania: Shpresë për qytetarët e Kosovës për të lëvizur lirshëm në kontinentin ku jetojnë

Aktuale

Kryesimin i BE-së nga Gjermania: Shpresë për qytetarët e Kosovës për të lëvizur lirshëm në kontinentin ku jetojnë

Nga: A.SH Më: 1 korrik 2020 Në ora: 12:07
Foto

Këshilltarja e Behgjet Pacollit, Rejhan Vuniqi për kryesimin e BE-së, nga Gjermania ka thënë se kjo është një dritë në fund të tunelit dhe një shpresë për qytetarët e Kosovës për të lëvizur lirshën në kontinentin ku jetojnë.

Postimi në Facebook:

Nga sot Gjermania ?? merr përsipër Presidencën e Këshillit Evropian! ??

Një shpresë më shumë për të drejtën legjitime dhe fundamentale të qytetarit të Kosovës që të lëvizë lirshëm në kontinentin ku jeton . Një dritë në fund të tunelit e cila me vite është zbehur paksa për shkak edhe të gabimeve tona të herë pas hershme të politikës.

E drejta për të ekzistuar, ndjenja më sublime e një qenje njerëzore që të shijoj dhe jetoj lirinë e pakushtëzuar të lëvizjes, prandaj, këtë të drejtë duhet kërkuar vazhdimisht pa u ndalur. Me kohë i kemi përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave dhe jemi ngopur tanimë nga neglizhenca dhe injorimi i atyre që vendosin për ne, jemi lodhur nga kërkesat dhe arsyet e ndryshme dhe të pakuptimta që na lanë me vite të izoluar padrejtësisht.

Jetojmë në Evropë por për fat të keq nuk quhemi evropianë, akoma jemi të papranueshëm për Evropën e civilizuar dhe demokratike, akoma kërkohet punë, angazhim dhe bashkëpunim i ndërsjellë.

Të shpresojmë edhe një herë, uroj për së fundi herë, që miqtë tanë evropianë, nën udhëheqjen e shtetit tonë mik Gjermanisë, kësaj rradhe do ta kenë vullnetin dhe do të na i hapin dyert drejt familjes së madhe evropiane

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat