Haxhiu: Duhët të rriten pagat për profesionistët shëndetësor

Aktuale

Haxhiu: Duhët të rriten pagat për profesionistët shëndetësor

Nga: E.R Më: 1 korrik 2020 Në ora: 13:26
Bekim Haxhiu

Bekim Haxhiu i PDK’së ka thënë se me vendimin e Kushtetuteses për shpalljen e pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik duhet të duhet të rriten pagat me vendim të Qeverisë. 

Haxhiu është e domosdoshëm që Qeveria e Kosovës me vendim të rritë pagat e të gjithë profesionistëve shëndetësor, deri në miratim të Lgjit për Pagat në Sektorin Publik.

‘’Pagat e profesionistëve shëndetësor duhet të rriten me vendim të Qeverisë, ashtu siç janë paraparë me Ligjin e Pagave në Sektorin Publik duke përmirësuar edhe koeficientin e infermierëve dhe mamive”, ka shkruar Haxhiu në Facebook,transmeton ‘’Bota Sot’’.

Ai tha se Qeveria së bashku me Kuvendin duhet të përshpejtojnë punën për të zgjidhur situatën e krijuar.

Postimi i plotë në Facebook

Pasi që Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.
Pagat e profesionistëve shëndetësor duhet të rriten me vendim të Qeverisë, ashtu siç janë paraparë me Ligjin e Pagave në Sektorin Publik duke përmirësuar edhe koeficientin e infermierëve dhe mamive.

Për funksionim të sistemit shëndetësor publik dhe ruajtje të kuadrit mjekësor në Kosovë, sot është e domosdoshëm që Qeveria e Kosovës me vendim të rritë pagat e të gjithë profesionistëve shëndetësor, deri në miratim të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.

Qeveria duhet të procedojë sa më shpejtë në Kuvend Ligjin për Pagat në Sektorin Publik me qëllim që të përmirësohet dhe votohet në Kuvend, për të mundësuar që nga data 01.01.2021 të fillojë implementimi i Ligjit të ri të Pagave sepse përgatitjet në sistemin e pagesave tani janë të përfunduara.

Qeveria së bashku me Kuvendin duhet të përshpejtojnë punën për të zgjidhur situatën e krijuar.

Ju bëj apel partive politike që mos të përdorin puntorët dhe sindikatat për të ushtruar presion në kohën kur Ligji i Pagave të vie në Kuvendin e Kosovës. Kjo praktikë u përdor mandatin e kaluar kur Projektligji i Pagave ishte në diskutim mes leximit të parë dhe të dytë në Kuvend, shumë profesionistë shëndetësor dhe puntorë publik të nxitur nga partitë opozitare ishin futur në greva.

Të punojmë të gjithë së bashku, sindikatat e shoqatat, ministra e deputetë, pozitë e opozitë, në mënyrë që të kemi një Ligj të Pagave të mirë që plotëson nevojat dhe kërkesat e të gjithë të punësuarve në bazë të mundësive buxhetore të Kosovës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat