Covid-19/ Publikohet rezultati i deputetëve të LDK-së, kontakte me Arben Gashin!

Aktuale

Covid-19/ Publikohet rezultati i deputetëve të LDK-së, kontakte me Arben Gashin!

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 13:37
Deputetët e LDK-së

Disa prej deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilit kishin kontakte me shefin e tyre të Grupit parlamentar, Arben Gashi, kanë marrë rezultatet nga ISHKP-ja.

Indeksonline mëson se pesë deputetët dhe stafi i zyrës së LDK-së në Kuvend kanë rezultauar negativë me Covid-19.

“Kujtim Shala, Doruntinë Maloku, Shkëmb Manaj, Ilir Ferati dhe Shkëlzen Hajdini si dhe anëtarët e stafit mbështetës të Grupit Parlamentar të LDK-së, kanë rezultuar negativ në testin për COVID19”, ka thënë ky burim.

Ndryshe, 50 ishte numri i deputetë dhe stafit administrativ të Kuvendit të Kosovës të cilët u testuan.

Testimi i deputetëve dhe stafit administrativ bëhet pasi deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dhe sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi kanë dalë pozitiv në COVID-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat