Hoti ia shfuqizoi vendimin për ambasadorë, vjen reagimi i këshilltarit të Glauk Konjufcës

Aktuale

Hoti ia shfuqizoi vendimin për ambasadorë, vjen reagimi i këshilltarit të Glauk Konjufcës

Nga: A. J Më: 1 korrik 2020 Në ora: 14:18
Glauk Konjufca, Avdullah Hoti

Kreshnik Ahmeti ish këshilltari i Glauk Konjucës ka reaguar përmes një postimi në facebook pasi sot në mbledhjen Qeverisë se Kosovës u shfuqizua vendimi kur ish Ministri Konjufca kishte shkarkuar nga puna konsuj dhe ambasadorë të Kosovës neper shumë vende të botës.

Ahmeti ka thënë se Qeveria ilegjitime paska vendosur që t’i anulojë të gjitha vendimet e kabinetit të Ministrit Konjufca.

Propozimi për kthimin e shefave të misioneve të cilët shkelin nenin 7.8 dhe krijojnë situatë e cila është në shpërputhje me nenin 7.7 të Ligjit Nr. 03/L-207:

Së paku pesëdhjetë përqind (50 %) të emërimeve të Ambasadorëve dhe Shefave të Misioneve duhet të bëhet nga anëtarët në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Qeveria ilegjitime paska vendosur që t’i anulojë të gjitha vendimet e kabinetit të Ministrit Konjufca.

T’i kujtojmë se për cilat është fjala:

1. Propozimi për kthimin e shefave të misioneve të cilët shkelin nenin 7.8 dhe krijojnë situatë e cila është në shpërputhje me nenin 7.7 të Ligjit Nr. 03/L-207:

7.7. Së paku pesëdhjetë përqind (50 %) të emërimeve të Ambasadorëve dhe Shefave të Misioneve duhet të bëhet nga anëtarët në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës.

7.8. Të emëruarit në pozitën e Ambasadorit dhe Shefit të Misionit që nuk janë anëtarë në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës shërbejnë vetëm për një mandat, dhe pas përfundimit të këtij mandati, nuk konsiderohen pjesë e Shërbimit të Jashtëm.

2. Largimi nga Shërbimi Diplomatik i 14 konsujve të cilët ishin dërguar në misione pa kaluar në procedura paraprake e pa qenë pjesë e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në kundërshtim me nenin 20 të Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës

Këto vendime të qeverisë ilegjitime janë plotësisht në shpërputhje me aktet ligjore dhe nënligjore për MPJ-në dhe Shërbimin e Jashtëm dhe janë pjesë e kapjes së shtetit dhe klientelizmit të subjekteve të cilat aktualisht janë pjesë e qeverisë ilegjitime apo shtiren se janë opozitë e saj.

Hoti është bërë ekzekutues i vendimeve të njerëzve të afërt të Thaçit, të cilët sot sillen nëpër korridoret e MPJ-së në rolin e këshilltarëve dhe e drejtojnë këtë Ministri, duke mos ua njohur përgatitjen, kontributin dhe meritat diplomatëve të karrierës të cilët janë të angazhuar në MPJD dhe duke u hapur rrugë personave të cilët brenda natës po vishen me petkun e diplomatit në misionet tona jashtë vendit, për t’i barazuar llogaritë e klientelizmit këtu në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat