​Selimi-Orlando diskutojnë për fuqizimin e partneritetit në fushën e drejtësisë

Aktuale

​Selimi-Orlando diskutojnë për fuqizimin e partneritetit në fushën e drejtësisë

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 15:28
Selim Selimi dhe Nicola Orlando

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është takuar sot me ambasadorin italian në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin temë diskutimi ishte forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit midis dy vendeve, ecuria e reformës në drejtësi, si dhe veprimtaria e Ministrisë së Drejtësisë në veçanti.

Selimi ka përmendur disa nga veprimet konkrete që lidhen me luftën kundër korrupsionit, finalizimin e Kodit Civil, rëndësinë e themelimit dhe funksionalizimit të Gjykatës Komerciale, si dhe krijimin e një paneli të veçantë në kuadër të kësaj gjykate, që do të trajtonte vetëm investimet e huaja.

Ambasadori Orlando vlerësoi nismat e ndërmarra nga ministri Selimi për reformimin e sistemit të drejtësisë. Ai u shpreh se Italia do të vazhdon të jetë krah Kosovës, duke ofruar mbështetje në forcimin e shtetit ligjor dhe në luftën kundër korrupsionit.

Ministri Selimi dhe ambasadori Orlando ranë dakord për nevojën e rritjes së mëtejshme të komunikimit dhe identifikimit të mënyrave të reja të bashkëpunimit për të vazhduar partneritetin e ngushtë mes dy vendeve, sidomos në fushën e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat