Ahmeti: Ja kush vendos për rritjen e pagave në Kosovë

Aktuale

Ahmeti: Ja kush vendos për rritjen e pagave në Kosovë

Nga: B.F Më: 1 korrik 2020 Në ora: 15:29
Shpend Ahmeti

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook ka reaguar në lidhje me  vendimin e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e ligjit për pagat, duke thënë se institucioni që duhet të jetë i pavarur, subjekt të vendimit e ka pagën e vetvetes. Se kur vendos a duhet të rriten apo jo pagat, sipas Ahmetit, Kushtetuesja njëherë shikon kah vetja, se a mund të preket apo jo nga një vendim i tillë.

Postimi i tij i plotë:

 

"Amandamenti i 27 i Kushtetutës Amerikane parasheh që kur Kongresi vendos me i rrit apo zvogëlu pagat e veta, vendimi hyn në fuqi pas zgjedhjeve. Me fjalë tjera kanë shmangur një konflikt interesi ku nuk mundesh me vendos për pagën tënde por ja ruan institucionit fuqinë vendimmarrëse për pagat.

Nuk po e komentoj krejt vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Pagat dhe konotacionet financiare e politike për shërbyesit civil. Apo konceptin e pagesës së njejtë për punëb e njejtë.

Vetëm një aspekt po e gjykoj. Me ligjin për Pagat janë prekur pagat e Avokatit të Popullit. Avokati i popullit dërgon ankesë në Kushtetuese për këtë institucion dhe disa institucione të tjera për ta ruajtur pavarësinë e tyre. Pra për ta ruajtur ndarjen e pushteteve, avokati ka pretenduar se nuk lundtë ju preken pagat në këtë mënyrë.

Institucionet tjera për të cilat është ankuar përfshijnë gjyqësorin dhe Gjykaten Kushtetuese në veçanti. Pra, Avokati ka dërguar ankesë për institucionin e vet dhe për Gjykaten Kushtetuese në mes tjerash.

Gjykata Kushtetuese e shfuqizon ligjin duke argumentuar që pagat e Gjykates Kushtetuese nuk mund të preken në këtë mënyrë.

Argumentet juridike dhe të organizimit institucional demokratik mund të jenë krejt në rregull, dhe besoj në aftësitë dhe autoritetin e gjykatësve.

Por kam siklet tepër të madh kur një institucion që duhet të merr vendim të paanshëm për një çështje, subjekt të vendimit e ka pagen e vetvetes. Pra kur vendos se a duhet me ja rrit a ul pagen vetvetes.

E kam pas problem kur Kuvendi ka vendos me ja rrit privilegjet deputetëve dhe e ka shti në fuqi menjëherë, pra ja kanë rrit privilegjet vetës.

E kam pas problem kur Qeveria Haradinaj ja rrit rrogat KM, ministrave dhe zv. Ministrave.

Dhe e kam problem edhe në këtë çështje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat