Rudari jep një lajm të rëndësishëm për Podujevën

Aktuale

Rudari jep një lajm të rëndësishëm për Podujevën

Nga: E.B Më: 1 korrik 2020 Në ora: 16:05
Nexhmi Rudari

Podujeva një kohë nuk kishte asnjë rast të infektimit me virusin korona. Por, kohëve të fundit edhe në qytetin e Podujevës qytetarët kanë filluar të dalin pozitiv me këtë virus.

Kryetari aktual i kësaj komune, Nexhmi Rudari, në një postim ka treguar se tani më qytetarët e Podujevës do të bëjnë testet për Covid-19 në laboratorin e QKMF-së në Podujevë, shkruan Bota Sot.

Postimi i plotë:

Qytetarët e Komunës së Podujevës prej sot më nuk do të kenë nevojë të shkojnë në Prishtinë për kryerjen e testeve për Covid-19, pasi që për të gjitha rastet e dyshuara mostrat e testit do të merren në laboratorin e QKMF në Podujevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat