Avokati Arianit Koci flet rreth aktakuzës kundër Thaçit e Veselit

Aktuale

Avokati Arianit Koci flet rreth aktakuzës kundër Thaçit e Veselit

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 21:10
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci është deklaruar lidhur me propozim-aktakuzën e Prokurorisë Speciale në dretim të presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Koci deklaroi se është rasti i parë që zbulohen emrat pa u konfirmuar aktakuza.

Sipas Kocit, veprimi i tillë është në kundërshtim me frymën e veprimeve të deritanishme të prokurorisë.

“Ky lajm ka dal në faqen e përbashkët të Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale, Gjykata sigurisht nuk do të kishte leju një lajm i tillë që është në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe rregulloret që të dalë në faqet e tyre, plus njëri nga zyrtarët e Gjykatës, Michael Doel para tri katër ditësh tha se kjo nuk është zbulim i aktakuzës, por është vetëm një informatë që është ndarë nga aktakuza dhe prova.E këtu s’është bërë publike aktakuzë, askush s’po thotë, këtu ka dal një informacion, e koj do të kishte qenë situatë ideale që mbrojtësit me trajtu këtë situatë”, tha Koci në media.

Tutje ai shtoi se edhe kjo është bërë me qëllim.

“Edhe kjo është bërë me qëllim, në këtë fazë të procedurës në bazë të rregullores 85 të, Prokuroria dhe Gjykata mund të mbajnë takime ndërmjet vete edhe pa praninë e avokatit të dyshuar dhe unë besoj nga reagimi tash të Gjykatës dhe qëndrimit të Prokurorisë që këtu në dijeni ka qenë edhe gjyqtari i procedurës paraprake, pra s’kam informacion të sigurtë megjithatë. Kjo s’e ka paraparë pjesëmarrjen aktive të personit të cilit dyshohet, pra këtu vendosin në mes vete gjykatësi i procedurës paraprake dhe prokurori që nëse konfirmohet aktakuza atëherë vie edhe faza tjetër. Pra pa vonesa, dorëzohet aktakuza më pas mbahet seanca ku i lexohet aktakuza ku pyetet se a e kupton për cka ngarkohet e më pas në atë fazë i ka 30 ditë afat që të lexohet dhe përgatitet faza e të deklarohet a e konsideron veten fajtor, apo është i pafajshëm”, deklaroi Koci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat