Këto janë skandalet e familjës se Adem Grabovcit, gruaja e tij ishte plagosur 'aksidentalisht', ja në cilin institucion punon - Bota Sot
Këto janë skandalet e familjës se Adem Grabovcit, gruaja e tij ishte plagosur 'aksidentalisht', ja në cilin institucion punon

Aktuale

Këto janë skandalet e familjës se Adem Grabovcit, gruaja e tij ishte plagosur 'aksidentalisht', ja në cilin institucion punon

Nga: A. J Më: 2 korrik 2020 Në ora: 09:14

Adem Grabovci ka qenë top lajm për një kohë të gjatë për shkak të aferave në rastin “Pronto”.

Ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, është gjetur fajtor për dy vepra penale. Ndaj tij është shqiptuar masa e burgimit unik prej 1 vjet e dy muaj, dënim i cili nuk ekzekutohet nëse nuk kryen vepër tjetër penale në kohëzgjatje prej 2 vjetëve.

Jeta e familjes se ish deputeti të PDK-së ka qenë e përfolur për një kohë të gjatë, sidomos pasi dy djemt e tij kishin sulmuar një polic në detyrë zyrtare e që më pas rastin u mundua të kalohej siç në heshtje duke mos u dënuar asnjëherë.

Raste tjera të ngjashme në familjen e Adem Grabovcit ka qenë kur bashkëshortja e tij Kumrije Grabovci ishte plagosur më armë zjarri në banesen e saj derisa gjithçka ishte munduar të mbahej e fshehtë dhe nga Grabovci ishte deklaruar se kishte qenë aksidentale.

Kumrijë Grabovci është e punësuar në kompaninë “Ibër-Lepenci”, në një pozitë të lartë publike dhe ishte punësuar në kohën kur kompania drejtohej nga Hajdar Beqa, një mik i ngushtë dhe bashkepartiak I Grabovcit.

Image
Adem Grabovci me bashkëshorten e tij Kumrijen
Image
Familja Grabovci

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat