Kërcënohet me jetë Vjosa Osmani

Aktuale

Kërcënohet me jetë Vjosa Osmani

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 10:30
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar përmes Twitterit.

Media ka mësuar se kryeparlamentares i ka ardhur një kërcënim në Twitter në gjuhën angleze.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“Ankuesi mashkull  kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twiter ka ardhur një kërcenim në gjuhen angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.

Drejtori për komunikim me publikun në Kuvendin e Kosovës, Musli Krasniqi nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje.

Media ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtarët për media në kabinetin e kryeparlamentares, por deri tani as ata nuk janë përgjigjur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat