Hoti: Austria do të vazhdojë të na mbështesë në rrugën tonë drejt integrimit në BE

Aktuale

Hoti: Austria do të vazhdojë të na mbështesë në rrugën tonë drejt integrimit në BE

Nga: E.R Më: 2 korrik 2020 Në ora: 12:45
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka treguar që ka biseduar përmes telefonit me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kruz.

‘’Biseduam për shumë çështje rreth rimëkëmbjes ekonomike e integrimeve në Bashkimin Evropian, që kanë një rëndësi të madhe për kosovarët dhe popujt e tjerë në Ballkanin Perëndimor’’, ka shkruar Hoti në Facebook, transmeton ‘’Bota sot’’.

Postimi i plotë në Facebook

Sapo zhvillova një telefonatë shumë produktive me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz! Biseduam për shumë çështje rreth rimëkëmbjes ekonomike e integrimeve në Bashkimin Evropian, që kanë një rëndësi të madhe për kosovarët dhe popujt e tjerë në Ballkanin Perëndimor.

Megjithë sfidat e vazhdueshme me COVID-19, ne do të vazhdojmë me thellim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, ndërsa Austria do të vazhdojë të na mbështesë në rrugën tonë drejt integrimit në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat