Infektologu Krasniqi: Pasojat e dezinformatave se COVID-19 nuk ekziston po i bartim edhe në Kosovë

Aktuale

Infektologu Krasniqi: Pasojat e dezinformatave se COVID-19 nuk ekziston po i bartim edhe në Kosovë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 12:46
Valbon Krasniqi

Infektologu kosovarë Valbon Krasniqi ka deklaruar  se shumë qytetarë të Kosovë kanë rënë pre e dezinformatave të tilla, me ç’rast ishte krijuar bindja se virusi nuk ekziston.

“Një nga dëmet jashtëzakonisht që po i shohim tani edhe ne në Kosovë, është mendimi se virusi nuk ekziston. Ajo çfarë mund të ju them me siguri është që një virus i tillë tani për tani, është prezent ende në Kosovë, po qarkullon, po infektohet një numër i madh i njerëzve dhe fatkeqësisht virusi po merr edhe jetë njerëzish”, ka deklaruar Krasniqi .

Poashtu, sipas tij, shumë dezinformata janë shpërndarë në nivel global, prej së cilave janë mashtruar edhe qytetarët e Kosovës, është zbulimi i vakcinës, apo ndonjë ilaçi që do ta shëronte virusin.

“Normalisht që ka pasur hulumtime të ndryshme, studime për të ardhur deri tek gjetja e barnave që eventualisht do ta parandalonin ose do ta pamundësonin përhapjen e këtij infeksioni, por sigurisht edhe të barnave që do ta mjekonin atë që e kemi thënë qysh në fillim të pandemisë. Nuk ka bar efikas dhe vështirë që do të ketë që do ta mjekonte këtë sëmundje. E vetmja mënyrë e parandalimit të infeksionit, mbetet vaksina, që ende nuk është zbuluar”, ka thënë ai.

Ndryshime në deklarata për sa i përket parandalimit të këtij virusi, sipas infektologut Krasniqi, ka pasur edhe nga vet OBSH-ja.

“Mos të harrojmë edhe vet OBSH-ja, të paktën disa herë gjatë rrjedhës së pandemisë ka ndryshuar qëndrimet dhe rekomandimet e tyre, qoftë për mënyrën e parandalimit, qoftë për mënyrën e përhapjes së sëmundjes, por qoftë edhe për mënyrën e trajtimit”, ka thënë infektologu .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat