Reagon Gani Geci pas kërcënimit të Vjosa Osmanit: Kërcënuesi paska dashtë t’i kërcënoi edhe ndërkombëtarët

Aktuale

Reagon Gani Geci pas kërcënimit të Vjosa Osmanit: Kërcënuesi paska dashtë t’i kërcënoi edhe ndërkombëtarët

Nga: N.Sh Më: 2 korrik 2020 Në ora: 15:01
Gani Geci, Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, ka reaguar pas kërcënimit të kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit.

Siç u raportua Vjosa Osmani është kërcënuar në gjuhën angleze në Twiter, kërcënim ky që është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

E për këtë, Gani Geci kërkon që të ndalen kërcënimet e shantazhet.

Ai thotë se, kërcënuesi ka dashur t’i kërcënoj edhe ndërkombëtarët.

Boll ma me kërcënime vrasje e shantazhe nuk shkon shteti i Kosovës përpara me këto gjera kërcënime plus twitter edhe në gjuhën angleze me pa edhe ndërkombëtarët kjo tregon se kërcënuesi nuk është i pa ditur dhe ndonjë katunar ky kërcënuesi paska deshtë ti kërcënoj edhe ndërkombëtarët”, ka shkruar Geci në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat