Bytyçi: Historia do të shkruajë se Kosova është shpallur shtet i pavarur më 2 korrik 1990

Aktuale

Bytyçi: Historia do të shkruajë se Kosova është shpallur shtet i pavarur më 2 korrik 1990

Nga: G.B Më: 2 korrik 2020 Në ora: 15:02
Prof. Dr. Asoc. Enver Bytyçi

Profesori Enver Bytyçi ka kujtuar 2 korrikun e vitit 1990, një ndër datat më të shënuar në historinë e zhvillimeve për përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se historia do të shkruajë se Kosova është shpallur shtet i pavarur më 2 korrik 1990, ndërsa Kushtetuta e saj demokratike, moderne e perëndimore është miratuar më 7 shtator 1990 në Kaçanik.

Postimi i plotë:

Sot është 2 korriku. Si sot 30 vite më parë, më 2 korrik 1990, ndodhën dy ngjarje të mëdha për kombin shqiptar. Qytetarët e Tiranës dhe nga gjithë Shqipëria u dyndën në ambasadat e huaja në Tiranë, duke kërkuar demokraci dhe hapjen e vendit më të izoluar në botë. Ajo mbetet si data më e shënuar në historinë e zhvillimeve për përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri. Guximi dhe kurajo e asaj dite janë të pashembullta!

Ndërsa në Prishtinë Kuvendi legjitim i Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë, në të cilën thuhej se: "Nëse do të ekzitojë Jugosllavia, Kosova do të ketë të njëjtin status si kombet e tjera, serbët, kroatët, sllovenët, malazezët, boshnjakët e maqedonasit" dhe "Nëse nuk do të ekzistojë Jugosllavia, Kosova do të jetë shtet i pavarur dhe sovran"! Do të ndodhte kjo e dyta!

Historia do të shkruajë se Kosova është shpallur shtet i pavarur më 2 korrik 1990. Kushtetuta e saj demokratike, moderne e perendimore është miratuar më 7 shtator 1990 në Kaçanik. Ndërsa zgjedhjet e para pluraliste, të drejta, të lira dhe demokratike janë bërë më 24 maj 1992. Kjo është e vërteta historike e shprehjes së vullnetit politik të shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë të Kosovës nën drejtimin dhelidershipin e presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat