Nënkryetari i Skënderajt Nuredin Lushtaku i rreh dy persona

Aktuale

Nënkryetari i Skënderajt Nuredin Lushtaku i rreh dy persona

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 18:28
Nuredin Lushtaku

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, ka sulmuar fizikisht dy persona. Sipas burimeve të medias, Lushtaku ka lidhje familjare me njërin prej personave që i ka sulmuar.

Media mëson se Nuredin Lushtaku, derisa ka qenë në restorantin e vet, ka sulmuar fizikisht kushëririn Fejzë Lushtaku.

Ndërkaq personi tjetër të cilin Lushtaku e ka sulmuar në objektin e komunës së Skenderajt, është Gani Halilaj.

I pyetur nga media rreth rastit Lushtaku ka mohuar duke thënë se nuk është përleshur me askënd./express

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat