Agron Demi: Shihjani prioritetet Qeverisë Hoti

Aktuale

Agron Demi: Shihjani prioritetet Qeverisë Hoti

Nga: A.Zh Më: 2 korrik 2020 Në ora: 21:55
Agron Demi

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka emëruar deri më tani 46 zëvendësministra.

Kritika për prioritetet e Qeverisë në lidhje me këtë, ka dhënë analisti politik Agron Demi.

Ai ka thënë se në Ministrinë e Shëndetësisë, aty ku ka më shumë nevojë janë emëruar dy zëvendësministra, derisa në Ministrinë e Kulturës dhe Bujqësisë janë emëruar nga pesë zv.ministra.

Demi ka pyetur në Facebook, për logjikën e këtyre emërimeve.

“Shihjani prioritet Qeverisë Hoti: - aty ku ka më shumë nevojë dhe urgjencë, në Ministrinë e Shëndetësisë, janë emëruar 2 zv.ministra; - në Ministrinë e Kulturës dhe Bujqësisë janë nga 5 zv.ministra. Logjika?”, ka shkruar Agron Demi në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat