Raka: Kosova e treta për Koronavirus në dy javët e fundit në Evropë

Aktuale

Raka: Kosova e treta për Koronavirus në dy javët e fundit në Evropë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Mikrobiologu, Lul Raka ka njoftuar rreth statistikave të fundit mbi COVID-19 në Evropë e që kanë rënë për 12%.

Kosova rendita si e treta për gjatë dy javëve të fundit në Evropë.

U sjellim shkrimin e plotë të Rakës:

BASHKIMI EVROPIAN, PËRMES EUROPEAN CENTER FOR DISEASE CONTROL, SOT MË 2.7.2020 PUBLIKOI VLERËSIMIN RAPID TË RREZIKUT PËR EU/EEA, BRITANINË DHE BALLKANIN PERËNDIMOR

• Gjatë 2 javëve të fundit (16-30 Qershor 2020), incidenca e sëmundjes COVID-19 në Evropë është ulur për 12%

• 3 shtetet me incidencën më të lartë janë:

- Suedia me 149.4 raste në 100.000 banorë,

- Maqedonia me 99.5/100.000 banorë dhe

- Kosova me 66.2 raste në 100.000 banorë

OPSIONET PËR PËRGJIGJE:

• Kornizë e fortë e monitorimit, për të përcjellë situatën epidemiologjike, për zbulimin e shpejtë të rritjes së transmetimit, dhe për vlerësimin e ndikimit të intervenimeve të kryera.

• Strategji e zgjeruar e testimit, që synon testimin gjithëpërfshirës të të gjithë individëve që shfaqin simptoma të COVID-19.

• Kornizë për gjurmimin e kontakteve, të bazuar në testime të gjera, gjetjen aktive të rasteve, zbulim të hershëm të rasteve, izolimin dhe karantinimin e tyre dhe përcjelljen e vazhdueshme të kontakteve.

• Identifikimi i shpejtë dhe hetimi i vatrave të epidemisë të lidhura me mjedise specifike, me zbatimin e masave të rregullta parandalimit dhe kontrollit .

• zbatimi i qëndrueshëm dhe afatgjatë i masave jofarmaceutike (distancë fizike, maskë, higjienë e duarve)

• Strategji e fortë e komunikimit të rrezikut, me të cilën duhet t'i rikujtojë qytetarët se pandemia nuk ka mbaruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat