Viktima e fundit nga koronavirusi është nga Mitrovica, Agim Bahtiri jep detaje

Aktuale

Viktima e fundit nga koronavirusi është nga Mitrovica, Agim Bahtiri jep detaje

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 23:29
Agim Bahtiri

Sonte numri i të vdekurve si pasojë e infeksionit me koronavirus ka shkuar në 55.

Viktima e fundit që ndërroi jetë nga Covid-19 është nga Mitrovica.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke iu shpreur ngushëllime familjes Muharremi.

“Me keqardhje mora lajmin se një person nga Mitrovica ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit COVID-19.

Nga kjo pandemi që po e sfidon gjithë botën, duhet të mbrohemi me masat e parapara nga institucionet relevante të shëndetësisë, duke zbatuar strikt masat mbrojtëse.

Familjes Muharremi i shprehu ngushllimet më të sinqerta”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat