Kjo është gruaja e kryeministrit Hoti, ja në cilin institucion punon - Bota Sot
Kjo është gruaja e kryeministrit Hoti, ja në cilin institucion punon

Aktuale

Kjo është gruaja e kryeministrit Hoti, ja në cilin institucion punon

Nga: A. J Më: 3 korrik 2020 Në ora: 10:48
Avdullah Hoti

Kryeministri i Republikës se Kosovës Avdullah Hoti aktualisht është më i përfoluri për jetën e tij politike e sidomos pas shumë polemikave ku arriti të behët kryeministër i vendit.

Hoti i cili njihet për qetësinë e tij në publik dhe si i suksesshëm në punën e tij se këshilltar, ministër dhe tash kryeministër është njeri familjar dhe pa skandale të shumta.

Image
Familja e Avdullah Hotit

 

Ai është i martuar më bashkëshorten e tij Servete Ukaj – Hotin e cila punon në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe bashkë kanë dy djem.

Bashkëshortja e tij me profesion juriste, nuk është ekspozuar shumë në publik. Ajo është parë më shumë në zgjedhjet e vitit 2017 kur Hoti garonte për kryeministër të Kosovës e qe nuk arriti të bëhet.

Ajo që dihet për zonjën Hoti është se e njëjta punon në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK) prej nga merr një page prej afër 7 mijë euro në vit.

Image
Avdullah Hoti me bashkëshorten dhe femijët

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat