Vjen paralajmërimi: Presidenti i ri i propozuar nga PDK-ja do të votohet shpejtë

Aktuale

Vjen paralajmërimi: Presidenti i ri i propozuar nga PDK-ja do të votohet shpejtë

Nga: D.RR Më: 3 korrik 2020 Në ora: 11:20
Kuvendi i Kosovës

Përfshirja eventuale e PDK-së në qeveri mund të bëhet pa pasur nevojë për votim në Kuvend.

Kështu ka thënë analisti politik Blerim Vela, i cili në Facebook ka thënë se kjo mund të bëhet vetëm me emërimin e ministrave të PDK-së nga kryeministri Hoti, përcjellë “Bota sot”.

Vela ka paralajmëruar se me këtë veprim, do të pasohej votimi i shpejtë i një presidenti të ri i propozuar nga PDK-ja.

Postim i tij i plotë në Facebook, pa ndërhyrje:           

Përfshirja eventuale PDK ne qeveri mund te behet pa pasur nevoje per votim ne Kuvend. Kryeministri aktual duhet vetem te beje zevendesimin/emerimin e ministrave nga PDK si pjese e kabinetit qeveritar. Perfshirja e PDK ne qeveri sipas ketij skenari e pamundeson “rebelimin” nga disa deputete te LDK qe thonin se me “PDK-ne kurre”, ndonese e votuan qeverine me AAK dhe Nismen. PDK ne qeveri nenkupton formalizim te raporteve te bllokut te partive te vjetra. Veprimi i tille do te pasohej me votimin e shpejte te Presidentit te ri te propozuar nga PDK, pasi qe per PDK me e rendesishme dhe investim me afatgjate eshte zgjedhja e presidentit nga radhet e tyre i cili ka ndikim ne emerimet ne diplomaci, AKI, Polici, gjyqesi etj..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat