Miftari: Ti Hashim kurrë s’ke qenë UÇK, pozitën e arrite me tradhti

Aktuale

Miftari: Ti Hashim kurrë s’ke qenë UÇK, pozitën e arrite me tradhti

Nga: N.Sh Më: 3 korrik 2020 Në ora: 11:32
Naim Miftari dhe Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Policisë dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari përsëri ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që kurrë nuk ka qenë në UÇK.

Miftari përmes një postimi në Facebook, shprehet se Thaçi s’ka qenë kurrë UÇK dhe se atë pozitë që e ka pasur e ka arritur me tradhti.

Miftari akuzon tutje Thaçin se është armiku më i madh i UÇK-së duke e tradhtuar deri në palcë.

Ai shton se Thaçi e përçau luftën dhe e çarmatosi UÇK-në.

Për më shumë, lexojeni postimin e plotë:

Mëkatet e Pilatit nuk i merr mbi veti UÇK_ ja.

Armiku ma i madh i UÇK që e vodhi deri në palcë, e përgjaki, tradhtoj komandantët e saj dhe përçau luftën si nuk ju hyn në pun më ushtarët e UÇK i çarmatosi dhe i la rrugëve e demobilizoj K90, që 20 vite rresht veprat e tij dhe krimin e organizuar e fshehu në politik pas kinse pro Brukselit, Uashingtonit, Perëndimit...tani kur perëndimi por edhe Amerika ia kumtuan se duhet të përballet me drejtësinë me gjykatën që vet e krijoj Hashim Thaçi, tani po tenton i njëjti prapë të fshehët pas UÇK pasi tani po i duhet se si ta shpëtoj bythen e vet!

Hashim mos na ndyj luftën e shenjt të UÇK me "luftën e juaj larg frontit" luftën e ndyrë tujën luftë për pushtet, për para, për pasuri dhe për dashnore të shumta, ti Hashim kurrë s’ke qenë UÇK në atë pozitë ke arrit me tradhti dhe sidomos me ndihmën e shteteve armiqësore ndaj Shqiptarëve ke arrit at luft tê shejt dhe jetike ta tjetërsosh ta devijosh,ta materijalizosh këtë luftë të drejt pikrisht ju jeni dhe disa profitera dhe multimilonera afer teje ata që po e ndyni jo tjeter kush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat