Rama tregon se a loboi gjatë vizitës në Prishtinë për futjen e PDK-së në Qeveri

Aktuale

Rama tregon se a loboi gjatë vizitës në Prishtinë për futjen e PDK-së në Qeveri

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 12:39
Avdullah Hoti, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët për medie me homologun e tij, Avdullah Hoti ka thënë se gjatë qëndrimit në Kosovë nuk ka lobuar për përfshirjen e PDK-së në qeverinë Hoti.

I pyetur nga kp për ketë dhe deklaratat tij për bashkim, pas propozim aktakuzave për krime lufte ndaj presidentit Thaçi dhe kryetarit Veseli.

Kryeministri shqiptar tha se kjo nuk është e drejtë e tij, derisa theksoi se zgjerimi apo “ngushtimi” i qeverisë i takon qeverisë Hoti.

Rama: Nuk lobova për futjen e PDK-së në qeveri

“Unë nuk ka asnjë të drejtë dhe natyrisht nuk marrë përsipër në asnjë mënyrë t’iu tregojë miqve në Kosovë se çfarë të bëjnë për ata që është detyra e tyre e jetës politike. Nuk mendoj që jam aq i zgjuar që nga Tirana të jap mend se si qeverisët në Kosovë... është e drejta e tyre, a e zgjerojnë qeverinë a e ngushtojnë qeverinë. Kjo është e drejta dhe detyra e tyre”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat